Ballkani ka triumfuar 3-0 përballë Fushë Kosovë në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë u dominua nga kampioni në fuqi, me çka edhe arriti të shënojë golin e epërsisë.
Ishte minuta e 32-të e takimit, kur Walid Hamidi realizoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, sërish Ballkani tregoi lojë të bukur, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Ishte Almir Kryeziu, ai që dyfishoi epërsinë e skuadrës nga Suhareka, kur realizoi në minutën e 52-të.
Në minutën e 88-të, Bernard Karrica realizoi për 3-0, për të vulosur kështu fitoren e Ballkanit.
Pas javës së 34-të, Ballkani vazhdon të jetë lider me 72 pikë, ndërsa Fushë Kosova tashmë e rënë në Ligën e Parë është në vendin e parafundit me 20 sosh.
Llapi ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Malishevës në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Llapjanët rrezikuan qysh në minutën e katërt, por që goditje nuk ishte e saktë.
Në minutën e tetë, Malisheva rrezikoi me anë të Arbër Prezakit, mirëpo pa sukses.
Ergyn Ahmeti gjuajti në minutën e 15-të, por as kjo goditje nuk ishte e rrezikshme për mysafirët.
Në minutën e 37-të, Ahmed Januzi shënoi për 1-0, duke i dhënë epërsinë Llapit.
Edhe pjesa e dytë ishte me ritëm të lartë, me dy skuadrat që tentuat të shënonin, por pa sukses.
Llapi arriti të ruante epërsinë minimale, për të marrë tri pikë të mëdha në garën për titull.
Në anën tjetër, Malisheva synoi deri në sekondat e fundit të shënonte, por pa sukses.
Pas javës së 34-të, Llapi gjendet në vendin e dytë me 68 pikë, ndërsa Malisheva në të katërtin me 53 pikë.
Dukagjini ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë dhe u zhvillua një lojë e barabartë ku e vetmja mundësi për gol gjatë kësaj periudhe i takoi mysafirëve.
Ishte Hasan Hyseni ai i cili rrezikoi i pari në këtë sfidë për Prishtinën në minutën e gjashtë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
Me rezultat të barabartë përfunduan 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.
Dukagjini e nisi furishëm pjesën e dytë, ku eventualisht arritën që të gjejnë golin i cili në fund doli të jetë i fitores.
Ishte Redon Syla ai i cili realizoi për 1-0 në minutën e 58-të të ndeshjes pas asistimit nga Arbër Shala.
Klinasit arritën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar pas një ore lojë dhe kështu morën tri pikë në shtëpi.
Dukagjini pas kësaj fitore shkon në kuotën e 45 pikëve dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa Prishtina me një pikë më shumë 46 gjendet në pozitën e pestë.
Gjilani ka fituar 3-1 në udhëtim te Liria në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Në minutën e 25-të, Bunjaku bëri një gjuajtje të fuqishme, por Stivi Frashëri bëri pritje bravuroze.
Mirëpo, katër minuta më vonë, Senad Jarovic kaloi gjilanasit në epërsi.
Gjilani ishte i pafat, shkaku që Dajan Shehi realizoi auto-gol në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë, Kushtrim Shabani ishte fantastik, duke shënuar dy gola për Gjilanin.
Shabani realizoi për 2-1 në minutën e 46-të, për t’ia rikthyer epërsinë skuadrës së tij.
Në minutën e 57-të, Kushtrimi realizoi edhe të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij për rezultatin final 3-1.
Pas javës së 34-të, Gjilani gjendet në vendin e shtatë me 39 pikë, ndërsa Liria në të fundit me 14 sosh.
Dukagjini ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë dhe u zhvillua një lojë e barabartë ku e vetmja mundësi për gol gjatë kësaj periudhe i takoi mysafirëve.
Ishte Hasan Hyseni ai i cili rrezikoi i pari në këtë sfidë për Prishtinën në minutën e gjashtë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
Me rezultat të barabartë përfunduan 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.
Dukagjini e nisi furishëm pjesën e dytë, ku eventualisht arritën që të gjejnë golin i cili në fund doli të jetë i fitores.
Ishte Redon Syla ai i cili realizoi për 1-0 në minutën e 58-të të ndeshjes pas asistimit nga Arbër Shala.
Klinasit arritën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar pas një ore lojë dhe kështu morën tri pikë në shtëpi.
Dukagjini pas kësaj fitore shkon në kuotën e 45 pikëve dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa Prishtina me një pikë më shumë 46 gjendet në pozitën e pestë