Real Madrid dhe Luka Modric do të ndajnë rrugët e tyre këtë verë, pas 12 viteve.
Sipas raportimeve të fundit, Real Madridi dëshiron t’i japin fund bashkëpunimit me veteranin e mesfushës.
Pas një sezoni ku Modric kryesisht luajti si zëvendësues, shumë kishin dyshuar se mund të ishte ai që i jep fund bashkëpunimit, për të kërkuar një pozicion më të rëndësishëm tek një ekip tjetër.
Por jo sipas, ‘’Relevo’’, nuk ishte kroati ai që dëshironte largimin por ishte klubi.