spot_img

Duka: Po e organizojmë Kampionatin evropian me Serbinë, sepse duam paqe

spot_img

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një interviste me Blendi Fevziun ka folur edhe rreth organizimit të përbashket me Serbinë për Kampionatin Europian në vitin 2027 për grupmoshat U21.

Gjatë kësaj interviste, Duka u shpreh se ky organizim ka edhe këndvështrim politik, sepse edhe kjo është një gjë sportive.

“Aktivitet i rëndësishëm shumë është edhe kampionati i 17-vjeçarëve në 2025 në Shqipëri dhe tani ne kemi aplikuar për të pasur Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve në 2027 në bashkëpunim Shqipëri, Serbi. Do të jemi kandidatë të përbashkët. Është edhe Turqia një prej kandidatëve.

Duhen minimumi tetë stadiume për të organizuar një kampionat europian. Ne i kemi katër stadiume aktualisht, kemi “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçin” dhe “Kukës Arena” që është në të njëjtën kategori, kategoria e katërt ku mund të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare. Dhe kemi për të ndërtuar edhe tre stadiume të tjera në Vlorë, Korçë edhe Durrës.

Në synojmë të organizojmë një kampionat futbolli që është sportiv, por në fund të fundit edhe në këndvështrimin politik është një gjë sportive. Në fund të fundit, duhet të jetojmë në paqe me njëri – tjetrin”, thotë Duka

Për këtë organizim të përbashkët në Kosovë ka pasur reagime tejet të ashpëra nga shumë njohës të futbollit dhe vet tifozë të ndryshëm./Indeksonline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img