Golden Eagle Ylli sikurse në ndeshjen e dytë finale, edhe këtë herë para adhuruesve të vet mposht Trepçën. Këtë herë Ylli e përmbylli takimin 75:71!
Një pjesë e dytë briliante për Yllin, ka bërë që ekipi suharekas i drejtuar nga Petar Mijovic të fitojë ndeshjen e katërt të serisë finale të playoffit të Superligës dhe me këtë ka barazuar serinë në 2-2.
Me këtë barazim, finalja shkon në përballjen e pestë vendimtare ku njëri ekip do të bëhet kampion dhe ajo do të luhet më 23 maj në “Minatori” të Mitrovicës. Edhe në stinorin e kaluar finalja shkoi në përballjen e pestë, ku Peja kishte festuar ndaj Trepçës në “Minatori” për tu bërë kampion.