spot_img

E rrahu të dashurën në motel, ajo iku dhe u godit nga një veturë – rasti cilësohet si “shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje”

spot_img

Një rast i pazakontë ka ndodhur para dy netësh në afërsi të një moteli në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë e Epërme, ku një vajzë u godit nga një veturë. Rastit dyshohet se i parapriu një rast i dhunës, ku është përfshirë edhe një person tjetër.

Viktima është një 21-vjeçare, dhe kishte qëndruar me një person në një motel, ku me pas kanë pasur një konflikt verbal mes vete.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari 26-vjeçar pas sherrit ka eskaluar dhe ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, duke e goditur me shuplaka.

Situata mes tyre u tensionua dhe viktima në një moment ka ikur nga moteli dhe ka dalë në rrugë në mes të natës, ku edhe e pësoi pasi duke tentuar që të ikë, viktimën e ka goditur një veturë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, i cili është cilësuar si “shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”.

“E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ttotë njoftimi i Policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç edhe raportoi mbrëmë Gazeta Sinjali – 21-vjeçarja është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor si dhe personi me të cilin ishte në motel është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa lidhur me aksidentin është proceduar rasti i veçantë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img