spot_img

FC Ballkani fiton edhe trofeun e Kupës

spot_img

Ballkani e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll për herë të parë në histori të klubit.

Pasi e siguroi titullin e tretë radhazi të kampionit, suharekasit triumfuan pas penalltive ndaj Prishtinës në finale të Kupës.

E ndeshja deri në fundin e penalltive ishte jashtëzakonisht dramatike.

Rezultati pas 90 minutave ishte 2:2, shkruan Gazeta Express.

Suharekasit ishin në avantazh prej 2:0, por që kryeqytetasit gjetën forcën të shkrinin epërsinë.

Ishte Ëalid Hamidi që kaloi në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Meriton Korenica dyfishoi epërsinë e Ballkanit në minutën e 52-të, e më pas ishte gjithçka për Prishtinën.

Fillimisht, Albin Krasniqi ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 77-të nga penalltia.

E vetëm pesë minuta më pas, pikërisht Krasniqi shënoi për të barazuar rezultatin.

Mbetet të shihet nëse vazhdimet do ta përcaktojnë fituesin, apo do të nevojiten penalltitë si opsioni përfundimtar.

Gola nuk pati në vazhdime, kurse në penallti, Ballkani fitoi 4:2.

Me këtë humbje, Prishtina përshëndetet edhe nga pjesëmarrja në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

E nga kjo humbje e Prishtinës përfitoi Malisheva, që tani merr pjesë në kualifikime të Ligës së Konferencës nga pozita e katërt në renditjen tabelare.

Bashkë me Ballkanin dhe Malishevën, në garat evropiane nga Kosova do të paraqiten edhe Llapi dhe Drita.

NGJARJE TË TJERA

spot_img