SHBA-ja e ka ndaluar Ukrainën të godasë objektivat në territorin rus me arsenalin e saj të armëve.
Por kjo thuhet se mund të jetë gati për të ndryshuar.
New York Times ka raportuar se zyrtarët amerikanë po debatojnë për të rikthyer këtë rregull, për të cilin Ukraina ka argumentuar se pengon rëndë aftësinë e saj për të mbrojtur veten.
Ky vendim vjen pasi Rusia ka vendosur armët përtej kufirit nga verilindja e Ukrainës dhe i ka drejtuar ato në Kharkiv.
Por, bëhet e ditur se propozimi ende nuk i është dorëzuar zyrtarisht presidentit amerikan, Joe Biden, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Analistët thonë se ndryshimi i politikës mund t’i jap Ukrainës një avantazh thelbësor në sulmet kundër Rusisë.
Disa nga aleatët e SHBA-së, si Britania e Madhe, kanë hequr tashmë kufizimet për armët e tyre.
Megjithatë, ka shqetësime se si Rusia do t’i përgjigjet kësaj lëvizjeje.
Ky shqetësim ka luajtur rol qendror edhe në atë se sa ndihmë do t’i jepet Ukrainës.
Kjo pasi SHBA-ja gjatë gjithë luftës në mënyrë graduale e ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën, duke i dorëzuar asaj armët më të sofistikuara.
Ndryshe, Ukraina shpesh ka injoruar paralajmërimet e SHBA-së për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, të tilla si sulmet ndaj gadishullit të Krimesë dhe sulmet e thella brenda Rusisë.