spot_img

Gjilani me fitore epike në Klinë, siguron mbijetesën në Superligën e Kosovës

spot_img

Gjilani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Dukagjinin me rezultat 4-2 për të siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës.

Dukagjini ishin të parët që shënuan me Blerind Morinën, por Gjilani barazoi me sulmuesin Senad Jarovic për 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e klinasve, që shënuan për epërsinë prej 2-1.

Por me të filluar pjesa e dytë Gjilani arriti të barazojë rezultatin me Elvedin Heric për 2-2.

Jarovic shënoi edhe dy herë të tjera për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij prej 4-2.

Gjilani e mbyll në vendin e shtatë me 45 pikë, ndërsa Dukagjini me një pikë më shumë në vendin e gjashtë.

Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-0, në xhiron e fundit, por kjo nuk i ka mjaftuar për të shpëtuar.

Drenicasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Kastriot Rapucës që erdhi në minutën e 10-të.

Feronikeli në minutën e 82-të shtoi epërsinë me golin e Ilirid Ademit për 2-0.

Krejt në fund shënoi edhe Shpresim Zogu për rezultatin 3-0.

Feronikeli ’74 me 44 pikë zë vendin e tetë dhe do të luajë në barazh për qëndrim në elitë, me fituesin e ndeshjes Prishtina e Re – Dinamo Ferizaj.

Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Malishevës në kuadër të javës së 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi me një ritëm të ngadaltë, me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar portën.

Mysafirët morën avantazhin të parët në minutën e 14-të me anë të Enes Morinës i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Drita përkundër disa tentimeve që pati nuk arriti që të barazojë shifrat dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Malishevës.

Vendasit eventualisht pas disa rasteve për gol, arritën që të barazojnë rezultatin në 1-1 me anë të Besnik Krasniqit i cili shënoi në minutën e 53-të për të barazuar rezultatin në 1-1.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më gola të shënuar dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Drita kështu e mbyll kampionatin me 67 pikë të grumbulluara dhe në vendin e tretë, ndërsa Malisheva një pozitë më poshtë në të katërtën me 57 sosh.

Llapi ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë ishte e qetë sa i përket rasteve për gol, por përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve që realizuan për 1-0 me anë të Arbnor Ramadanit (28’) i cili u asistua nga Ergyn Ahmeti.

Me të filluar pjesa e dytë prizrenasit shënuan në minutën e 52-të për të barazuar shifrat në 1-1 dhe kjo ishte e tëra çfarë mund të bënin në këtë takim.

Llapi më pas mori lojën në kontroll duke shënuar edhe katër gola të tjerë për të marrë fitoren në ndeshjen e fundit të sezonit 2023/2024.

Për ta rikthyer avantazhin në të mirë të Llapit u përkujdes Ahmed Januzi (63’) i cili realizoi për 2-1 pas asistimit të Muhamet Hysenit.

Llapi vetëm pak minuta më vonë gjeti edhe golin e tretë kësaj radhe falë një autogoli nga lojtari i Lirisë, Cissoko (65’) i cili shënoi në portën e vet për rezultatin 3-1.

Golin e katërt për llapjanët e shënoi Muhamet Hyseni në minutën e 83-të i cili realizoi për rezultatin 4-1 pas asistimit të Diar Vokrrit.

I njëjti lojtar realizoi edhe në minutën e 93-të për rezultatin 5-1 duke shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Elvir Gashijani.

Llapi kësisoji e përfundon kampionatin me 68 pikë të grumbulluara dhe në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Liria e cila tashmë me 14 pikë e kishte mësuar që moti kohë fatin e saj dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img