Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda është afër transferimit tek skuadra e Liverpoolit nga Mainzi në Gjermani.
Kjo lëvizje, ekipit anglez pritet t’i kushtojë diku 22 milionë euro, raporton mediumi gjerman Bild.
Gruda ka ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2026, teksa këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime në Bundesliga.
Sipas BILD, përveç Liverpoolit, në Angli interesim për Grudën kanë shprehur edhe ekipe si Aston Villa dhe Newcastle, ndërsa ai ka ofertë edhe nga Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos.