spot_img

Vdes një 26-vjeçar pas një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Mitrovicë

spot_img

Një 26 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Kështu bën të ditur policia përmes një njoftimi.

“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img