Futbolli kosovar të shtunën e 1 qershorit do t’ia vë perden këtij edicioni i cili mbyllet me ndeshjen e barazhit për Superligë.
Në këtë përballje tejet joshëse do të ndeshet Feroniekli që vjen nga Superliga dhe Prishtina e Re që vjen nga Liga e Parë, shkruan Ballkani.info.
Të kujtojmë se në barazhin e Ligës së Parë, Prishtina e Re e eliminoi Dinamon e Ferizajt pas një ndeshje tejet dramatike e cila në fushë u mbyll me rezultat 3:3 ndërsa fituesi u përcaktua pas 12 penalltive të ekzekutuara e ku më me fat ishte skuadra nga Hajvalia.
Ndeshja Feronikeli ’74 – Prishtina e Re luhet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.