spot_img

Policia nxjerr në terren dronin, konfiskon 112 patentë shoferë në Gjakovë

spot_img

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë ka njoftuar se ka themeluar një task forcë si pjesë e planit operativ “Droni”, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, parandalimin e aksidenteve të trafikut e identifikimin e kundërvajtësve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij plani operativ vetëm për katër ditë ka konfiskuar 112 patentë shoferë për kundërvajtje të ndryshme si tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe nëntëqind e dy (902) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalime të shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe mos vendosja e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me marrjen e masave të ndryshme preventive me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos atyre me pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img