Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar sot listën për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë në Oslo kundër Norvegjisë.
Në listë janë përfshirë kryesisht futbollistë që më herët kanë bartur barrën kryesore, ndërsa risi këtë herë është Art Smakaj.
21-vjeçari është pjesë e skuadrës së Lokomotiva Zagreb derisa luan në pozitën e mesfushorit.
Emër i ri që është ftuar është edhe portieri i Tiranës, Mustafë Abdullahu.