spot_img

Detajet e fundit: Çfarë e tradhëtoi gruan në Gjilan që tha se u grabit e dhunua nga dy persona të maskuar

spot_img

Është arrestuar e dyshuara N.R. pasi Policia e Kosovës ka zbuluar se ka raportuar rrejshëm kinse është grabitur nga dy persona të maskuar e më pas është dhunuar seksualisht.

Pas hetimeve të shumta, është siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim, raporton Paparaci.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Gjilan, pas hetimeve intensive ka ndaluar të dyshuarën N.R., për shkak të veprës penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë”.

Ajo më datë 25 maj, pas mesnate, ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur tek varrezat e qytetit në Gjilan së bashku me djalin e saj, ishte ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcenim e kishin tërhequr brenda rrethojës së varrezave, ku pastaj sipas saj e kishin dhunuar seksualisht dhe ia kishin grabitur me forcë stolitë e arit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, ku bazuar në provat e marra, deklarimet e palëve të përfshira në rast, raportet mjekësore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizimit të shumë materialeve me video-incizime janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj të njëjtës brenda afatit ligjor do të vendoset rreth masës për sigurimin e pranisë në procedurë penale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img