spot_img

Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

spot_img

Sllovenia ka ndjekur hapat e treshes evropiane ndërsa qeveria e saj miratoi një mocion të enjten për të njohur një shtet të pavarur palestinez.

Mocioni iu dërgua për miratim parlamentit të vendit.

Kryeministri Robert Golob tha se qeveria e tij e dërgoi propozimin e njohjes në parlament, i cili mund të mblidhet që në fillim të javës së ardhshme, shkruajnë mediat e huaja.

Miratimi parlamentar është i nevojshëm që masa të hyjë në fuqi.

Koalicioni liberal qeverisës i Golob ka një shumicë komode në asamblenë prej 90 anëtarësh dhe votimi vlerësohet se duhet të jetë një formalitet.

Vendimi i qeverisë sllovene vjen vetëm dy ditë pasi Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohën shtetin palestinez, një veprim që Izraeli e dënoi.

Me lëvizjen e saj, Sllovenia do të bëhet anëtari i 10-të i Bashkimit Evropian 27-vendesh që njeh zyrtarisht shtetin palestinez.

Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, por politika e saj e jashtme zakonisht është në linjë me bllokun.

Sllovenia fillimisht filloi procesin e njohjes në fillim të majit, por tha se do të priste derisa të përmirësohej situata në luftën e Izraelit në Gaza.

Golob tha këtë javë se ai po përshpejtonte procesin si reagim ndaj sulmeve të fundit të Izraelit në Rafah, të cilat kanë bërë që më shumë se 1 milion palestinezë të largohen nga aty.

Më shumë se 140 vende njohin një shtet palestinez – më shumë se dy të tretat e Kombeve të Bashkuara.

NGJARJE TË TJERA

spot_img