Skuadra e Chelseat gjatë ditës së nesërme (e hënë) e prezanton trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për italianin, Enzo Maresca – i cili largohet nga Leicester City për të nënshkruar me Blutë e Londrës, shkruan Indeksonline
The Athletic raporton se Enzo do të firmos kontratë pesë vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vjet tjetër.
Kurse skuadra e Leicester Cityt do të përfitoj rreth 10 milionë euro nga kjo “blerje”.
Kujtojmë që Maresca arriti ta inkuadronte Leicesterin në Premier League.