Është një nga modelet më të mira shqiptare, dhe jo rrallëherë pozon për markat më të njohura të modës në Bootë.
E mbrëmë, Arbenita Ismajli ka ardhur me disa imazhe të reja që i ka realizuar para pasqyrës.
Ajo është shfaqur goxha provokuese me një palë xhinse blu të cilave u kishte vendosur një zinxhirë ngjyrë ari në vend të rripit.
Në pjesën e sipërme ishte veshur me një lloj setre të bardhë e cila i theksonte belin e hollë dhe i nxirrte në pah një pjesë të konsiderueshme të gjoksit.
Flokët e saj të zeza, Ismajli kishte lidhur nga mbrapa derisa kishte vendosur një makijazh jo shumë të rëndë, por që i theksonte në veçanti buzët dhe konturat e fytyrës.
Ajo me këtë pozë i ka bërë marketing markës “Fashion Nova” e cila bazën e saj e ka në Los Anxhelos të ShBA-ve.
Bukuroshja ditë më parë ka nxjerrë një imazh me të dashurin e saj, Feronit Shabani (Fero) me etë cilin është në lidhje qe disa vite.