Gjatë një viti importuam 5.9 miliardë euro mallra, prin mallrat turke
Mallrat e importuara në vitin 2023 arritën vlerën prej 5.9 miliardë eurosh, duke shënuar një rritje vjetore prej 4.9 për qind.
Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vlera e importit të mallrave vetëm në TM4 2023 arriti në 1.6 miliardë euro, një rritje vjetore prej 12.0 për qind.
Struktura e mallrave të importuara vazhdon të dominohet nga importi i produkteve minerale, artikujt ushqimorë dhe makineritë, përfshirë pajisjet shtëpiake.
“Importi sipas kategorive kryesore u dominua nga mallrat e ndermjetme, me 44.0 për qind, mallrat konsumuese, me 30.8 për qind, ndërsa kategoria e mallrave kapitale mbetet e ulëtt, me 10.2 për qind tek importi i përgjithshëm.
Dinamikat e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare ndikuan në rritjen e sasisë së mallrave të importuara, veçanërisht në kategorinë e mallrave kapitale dhe mallrave konsumuese, të cilat shënuan rritje te importit prej 11.9 dhe 11.2 për qind.
Struktura e partnereve tregtarë mbeti e pandryshuar, me Bashkimin Evropian që kryeson me rreth 43.1 për qind te importeve, ku Gjermania vazhdon ta ketë peshën kryesore prej 13.0 për qind të gjithsej importeve kosovare. Nga vendet e rajonit, Kosova importoi 13.6 për qind të importit të përgjithshëm apo 226.2 milionë euro. Ndërkohë, importi i mallrave nga Turqia arriti vlerën prej 293.2 milionë eurosh apo 17.6 për qind të vlerës së përgjithshme të importeve, thuhet në raportin: Vlerësimi tremujor i ekonomisë, publikuar nga BQK-ja.