Ermal Kransiqi është larguar nga Rapidi i Bukureshtit. Kosovari është transferuar te kampionët e Çekisë, Sparta e Pragës.
Lajmin e kanë konfirmuar mediat rumune “PRO TV dhe Sport.ro”, me Sparta Pragën që duhet t’i paguajë Rapidit shumën prej 2 milionë euro, plus 300 mijë euro bonuse.
Kosovari mbërriti në Rapid në janar, kur Rapidi pagoi një milion euro për transferimin e tij nga Cluj.
Siç raportojnë mediat rumune, lëvizja e tij do të zyrtarizohet këtë javë.
Edhe pse letrat nuk janë nënshkruar ende, transferimi ka një shans jashtëzakonisht të lartë për të ndodhur. I kontaktuar nga gazetarët e GSP-së, menaxheri i futbollistit konfirmoi se ai do të shkojë në Sparta Pragë.
Përveç dy milionë eurove, Rapidi mund të marrë edhe 300 mijë euro të tjera në formën e bonuseve.
Krasiniqi në 6 muajt e kaluar në Rapid luajti në 17 ndeshje dhe u bë një nga të preferuarit e tifozëve. Në aventurën e shkurtër ai shënoi 6 gola dhe 3 asistime.
Krasniqi aktualisht ndodhet në Norvegji, ku Kosova u mund 3-0 nga kombëtarja e Erling Haaland. Krasniqi qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.