spot_img

Sylvinho: Italia kundërshtar i fortë, por futbolli është i paparashikueshëm

spot_img

Kombëtarja shqiptare ditën e nesërme do të luajë miqësoren e dytë para startit të Euro 2024. Ndaj Azerbajxhanit në orën 19:00, kuqezinjtë do të tentojnë një tjetër fitore që do t’i motivonte akoma më shumë për Kampionatin Europian.

Sylvinho ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para kësaj miqësoreje. Braziliani foli për përgatitjet, gjendjen e lojtarëve dhe analizoi kundërshtarët. Ndër të tjera theksoi se është i lumtur me atë që lojtarët po japin në stërvitje, ndërsa sa i takon të ardhmes nënvizoi se do ta diskutojë pas Euro 2024.

“Miqësorja e fundit para Euro 2024. Çfarë dëshironi të shikoni nga skuadranë këtë sfidë? Ne jemi duke zhvilluar përgatitjet për Euro 2024. Është një process pune shumë i shpejtë për të gjithë ne. Kemi 7 ditë që stërvitemi dhe padiksutim që ne po përgatitemi për duelin me Italinë. Nuk mund të them akoma se si do të luajë ekipi ndaj italaineve, pasi do të mendoj për një moment tjetër. Ndaj Azerbajxhanit do t’u jap mudësinë futbolistëve që nuk kanë minuta në këmbë, për të provuar skema të reja.

Italia? Italia është skuadra kampione e Europës dhe është një duel shumë i vështirë. Po përgatitemi për t’u përballur me një prej skuadrave të forta në Botë, ashtu si Spanja dhe Kroacia. Ne duhet të shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë siç është Euro 2024 dhe do të tentojmë të bëjmë më të mirën në këtë kompeticion. Pas Azerbajxhanit do të shikojmë se çfarë do të bëjmë në Gjermani.

Nesër dorëzohet lista përfundimtare për në Euro 2024. A ka ndonjë lojtar që keni dyshime dhe ndryshime në moment të fundit? Si fillim kemi edhe 8 ditë përgatitje. Po punojmë shumë mirë. Aktualisht grupi është i karikuar dhe po stërvitemi në një kamp të mirë. Nesër do të vendoset për listën përfundimtare dhe kemi edhe 1 ditë për të vendosur. Larg qoftë nesë ka ndonjë dëmtim, UEFA të jep mundësinë të bësh ndryshime, shpresoj që diçka e tillë të mos ndodhë. Deri tani jam i kënaqur me të gjithë futbollistët.

Jasir Asani u zëvendësua ndaj Lihtenshtejnit dhe cili është plani B në atë krah? Pra për Asanin është një mundësi e mirë për ë marrë minuta në këmbë. Është një lojtar që prej 4-5 muajsh nuk ka luajtur dhe ne po i japim mundësinë të marrë minuta. Pas 70 minutash e ndjen lodhjen dhe është mirë të ndërhysh. Fatmirësisht kemi lojtarë që mund të luajnë në atë pozicion. Do të shikojmë se sa minuta do të luajë nesër dhe si do të jetë pjesa tjetër.

A jeni i kënaqur me lojtarët për përgatitjet? Marrim pjesë në një turne shumë të rëndësishëm dhe po punojmë shumë për të. Sa i takon përgatitjeve jam shumë i kënaqur dhe grumbullimin e ka nisur më 29 maj dhe të gjithë lojtarët janë të karikuar, janë të motivuar për këtë aventurë. Sa i takon klubeve ne nuk e kemi në dorë, por kemi mundësi që të punojmë sa më mirë me to në grumbullim. Motivimi që kemi parë tek lojtarët është shumë i mirë dhe kjo më bën të ndihem mirë.

A është pozitive që një pjesë e lotjtarëve luajnë në Serie A? Motivimi dhe karikimi është shumë i madh. Mbaj mend kur kam parë ndeshjen Brazil – Italia që kur isha fëmi dhe në atë sfidë brazilianët humbën, por luajtën shumë mirë, pavarsisht se në atë periudhë nuk kishte futbollistë që luanin në Serie A. Fakti që luan ndaj Italisë je shumë i motivuar dhe ne e dimë se kanë një fanellë të rëndë dhe ne duhet të përgatitemi mirë.

Si lushnjar a do të mbetesh një qytetar i Lushnjes edhe pas Euro 2024? Të gjithë energjitë tona do të jenë të përqendruar tek Italia, Kroacia dhe Spanja. Jam shumë i fokusuar te Euro 2024 dhe nuk jam aspak i shqetësuar te kontrata. Fakti që përfaqësojmë Shqipërinë në Gjermani është diçka shumë e madhe për ne dhe shumë e bukur. Për momentin jemi të fokusuar aty dhe pas Euro 2024 do të ulemi të diskutojmë se çfarë do të ndodhë.

Premio bazuar në rezultate? E rëndësishme është të luftojmë shumë pëer të bërë diçka të madhe këtu. Marrëdhënia me Dukën është shumë e bukur dhe po përgatitemi të përjetojmë diçka të mirë në Euro 2024.

Shqetësimi më i madh para Italisë. Gjendja e lojtarëve, skemat apo presioni? Dua të shikoj pjesën difensive. Jam i shqetësuar me faktin që kemi Italinë dhe është një kundërshtarë shumë i fortë. Aktualisht mendojmë për sfidën e nesërme dhe pas kësaj sfide do të bëjmë analizat tona. Si në aspektin individual ashtu edhe ekipor se si është mbrojtja, mesfusha apo sulmi në mënyrë që të përgatitemi më mirë për debutimin.

Asani ka thënë do ta mundim Italinë. Entuziasmi a na krijon presion? Unë nuk i di këto deklarata. Duhet të sakrifikojmë shumë dhe të vrapojmë pa masë, kundërshtarët tanë nuk mendojnë që të kalojnë grupin, por të fitojnë. Në një ndeshje ndodh gjithçka, ndodh mrekullia. Lojtarët e kanë kuptuar shumë mirë këtë, ne jemi një. Mënyra e duhur për të luajtur është me sakrificë dhe shpirt. Entuziazmi është i mirë për të marrë pikë, por nëse themi që do të mundim Italinë atëherë nuk është e drejtë. E di që kam lojtarë seriozë, të punojmë dhe të sakrifikojmë.

Abrashi? Abrashi, na surprizoi rikthimi i tij. Pse është i vlefshëm në Europian, kur nuk ka qenë në asnjë ndeshje kualifikuese? “Ka luajtur në kualifikuese, ka qenë në mars dhe qershor me ne. Ka bërë një sezon shumë të mirë.

Formacioni? Këtu nuk mund të them që kush do të jetë formacioni dhe lojtarët të marrin vesh nëpëmjet mediave. Në do të ulemi dhe të diksutojmë për formacionin dhe më pas do ua komunikoj lojtarëve. Në fakt ju e morët vesh se kush do të jetë një prej titullarëve. Asani do të jetë sërish në fushë”, ka mbyllur 50-vjeçari.

NGJARJE TË TJERA

spot_img