Trajneri spanjoll Luis De la Fuente ka publikuar sot listën përfundimtare të lojtarëve për Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe ka bërë një zgjedhje mjaft befasuese, sidomos kur bëhet fjalë për yllin e ri të Barcelonës.
De la Fuente ka arritur të befasojë publikun spanjoll pasi vendosi të mos e çojë në kampionatin europian mbrojtësin e ri Pau Cubarsi, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij me fanellën e Barcelonës këtë sezon.
Përveç Cubarsit, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë nuk do të shkojnë edhe Marcos Alonso nga Atletico Madrid dhe Aleix Garcia nga Girona, të cilët po ashtu kanë pasur një sezon ëndrrash, por mesa duket as kaq nuk ka mjaftuar për të qenë në Gjermani.
Portierë: David Raya, Unai Simon, Alex Remiro.
Mbrojtja: Aymeric Laporte, Robin le Normand, Nacho Fernandez, Alejandro Grimaldo, Dani Carvajal, Jesus Navas, Marc Cucurella, Dani Vivian.
Mesfusha: Rodri, Martin Zubimendi, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Pedri, Fermin Lopez, Alex Baena.
Sulmi: Alvaro Morata, Lamine Yamal, Nico Williams, Dani Olmo, Mikel Oyarzabal, Joselu, Ferran Torres, Ayoze Perez