Lorenc Trashi nuk do të jetë më pjesë e FC Ballkani.
Kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje të dyanshme për të shkëputur kontratën me Lorenc Trashin.
Mbrojtësi shqiptar sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit, ku shënoi dy gola dhe ishte pjesë e suksesit, duke fituar titullin e Superligës, Kupën e Kosovës dhe Superkupën.
Vlera e Trashit në tregun e transferimeve sipas ”Transfermarkt” është 200 mijë euro.