Komuna e Pejës ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes saj dhe FC “Besa Peja”, për shfrytzimin e hapësirave sportive në Sigë të Brestovikës, të cilat u nënshkruan nga kryetari Gazmend Muhaxheri dhe drejtori sportiv i klubit, Arben Muqolli.
Komuna e Pejës e ka cilësuar këtë marrveshje të rëndësishme, pasi qëllimi i saj sipas tyre është të definojë përgjegjësitë e palëve për shfrytëzimin objektit sportiv në Sigë – Brestovik.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim të definojë në mënyrë të qartë dhe specifike përgjegjësitë e palëve për shfrytëzimin e drejtë dhe profesional të objektit sportiv në Sigë – Brestovik”, thuhet në njoftimin e komunës së Pejës në Facebook.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në arenën sportive “Tahir Vokshi”, në fshatin Brestovik të Pejës, ku ishin të pranishëm edhe disa zyrtarë komunalë dhe pjestarë të klubit “FC Besa Pejë”.
Ndryshe, Besa do ta nis sezonin nga ligat e ulëta me synim ngjitjen në Superligë pas disa vitesh. /Telegrafi/