Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme në Kosovë (E martë, 07 korrik):
– Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitojë Komunën e Prishtinës. (Ora 11:00)
– Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin e tij nga detyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK. (Ora 11:00)
– Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi takohet me ministren e Financave, Hykmete Bajrami. (Kabineti i ministres, ora 11:00)
– Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbajë konferencë për shtyp, pas takimit me ministren Hykmete Bajrami.(Zyrat e Sindikatës në objektin e ish-Gërmisë, ora 11:45)
– Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, do të mbajë konferencë për medie. (Selia e VV, “Arbëri”, Prishtinë, ora 12:00)