Sonte zhvillohet një super ndeshje mes Anglisë dhe Kombëtares së Serbisë në Euro 2024.
Disa video janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet se dy tifo-grupet janë rrahur mes vete, shkruan Indeksonline
Madje është dashur intervenimi i policisë, sepse tifozët filluan t’i dëmtonin lokalet në qytetin e Gelsenkirchen.
Dikush thotë se shkaktarë i këtij incidenti ishin tifozët shqiptarë!
Kujtojmë që kjo ndeshje do të zhvillohet sonte nga ora 21:00 në stadiumin e klubit të njohur gjerman, Schalke 04./Indeksonline/