Rumania ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen hapëse të grupit E për Kampionatin Evropian 2024.
Rumunët golin e epërsisë e realizuan në minutën e 29-të me anë të Nicolae Stanciu i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Dennis Man.
Stanciu ishte fare pranë golit edhe në minutën e 39-të, pasi direkt nga rivënia këndore arriti ta godasë traversën.
Me epërsi minimale të Rumanisë u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi.
Me të filluar pjesa e dytë, Rumania gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Razvan Marin i cili në minutën e 53-të me një goditje jashtë zonës mposhti Andriy Lunin për rezultatin 2-0.
Për të përmbyllur përfundimisht çështjen e fituesit u përkujdes Denis Dragus i cili në minutën e 53-të realizoi për 3-0 me Denis Mann që bëri asistimin e tij të dytë në këtë takim.
Ukraina nuk arriti që për asnjë moment ta rrezikojë seriozisht portën e rumunëve dhe kështu pësuan humbje në ndeshjen e parë të Euro 2024.
Rumania ndeshjen e ardhshme do ta luajë të shtunën ndaj Belgjikës, ndërsa Ukraina të premten do të përballet me Sllovakinë.