Llapi është skuadra e vetme kosovare këtë edicion që luan në garën e dytë më të madhe evropiane, Ligën e Evropës.
Llapjanët do të nisin aventurën evropiane nga rrethi i parë i Ligës së Evropës, derisa tanimë ka mësuar kundërshtarin.
Skuadra e Tahir Batatinës në rrethin e parë do të ketë punë me skuadrën polake Wisla Krakow.
Ndeshjet e para do të luhen më 11 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë më 18 korrik.