Në pamundësi për të gjetur vetë një partnere, një burrë amerikan dëshiron të paguajë dikë 25,000 dollarë për t’i gjetur një të dashur.
Pasi ka arritur gjithçka në jetën profesionale, Gebhart ka vendosur ‘të qetësohet’ më në fund për pjesën e mbetur të jetës së tij duke e ndarë atë me një partnere të denjë.
47-vjeçari nga Prairie Village, Kansas, ka ndërrmarë një nismë në internet ku është zotuar se do të paguajë 25,000 dollarë për personin që i gjen partneren e duhur.
Por 25,000 dollarë nuk janë thjesht një shumë e rastësishme, ai bazohet në shumën e parave që momentalisht harxhon për takime në muaj, plus edhe kohën që ai mendon se do të duhet për të gjetur dikë.
Duke folur për KCTV, ai tha:
Objektivi kryesor i kësaj është të gjej vajzën e duhur për mua, kudo që të jetë. Në faqen e tij të internetit “DateJeffG.com” , sipërmarrësi flet për interesat e tij, bizneset dhe ‘dashurinë e tij për jetën’.
Ai thotë:
Unë jam një sipërmarrës me fat pasi jam akoma i apasionuar pas karrierës që kam zgjedhur. Përgjatë viteve, kam krijuar, ndërtuar dhe shitur ndërmarrje dhe kam shijuar sukses ekonomik. Sidoqoftë, ajo që e bën vërtet të kënaqshme çdo përvojë jete janë njerëzit me të cilët mund të ndani suksesin dhe të ardhurat”.
Ai vazhdon:
Nuk kam nevojë për një person që të më plotësojë, por po kërkoj një person argëtues, të sigurt në vete dhe që ndan të njëjtat interesa si unë dhe ka dashuri për jetën. Argëtues, pak “budallaqe” dhe që nuk e merr veten shumë seriozisht .”