spot_img

E bujshme nga Spanja: Silvinjo nuk ka rinovuar, ka interes nga klube europiane

spot_img

Euro 2024, ashtu siç pritej, nuk ka nxjerrë në vitrinë vetëm futbollistët e Kombëtares shqiptare, por edhe trajnerin Silvinjo.

Ky i fundit kërkonte një mundësi për t’u bërë përsëri faktor në skenën ndërkombëtare pas zhgënjimeve me Korinthians dhe Olimpik Lion, teksa ia dha këtë shans paraqitja që bënë kuqezinjtë në Gjermani.

Shumëkush pret rinovimin e Silvinjos, me presidentin Duka i cili prej kohësh ka nja akord verbal me të.

Por sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, nuk ka një firmë mes palëve.

“Në parim, braziliani do të vazhdonte deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është që në fund të muajit qershor, nuk ka firmosur ende asnjë kontratë të re dhe pasi është parë puna e tij e dukshme me “shqiponjat”, Silvinjo ka ngjallur interes te disa klube europiane”, shkruan “AS”, duke bërë të qartë se e ardhmja e trajnerit në stolin kuqezi mund të jetë në diskutim.

“Vetë Silvinjo u mundua të qetësonte disi tifozët pasi zbarkoi këtë të martë në Tiranë.

”Jam pjesë e projektit. Jam shumë i lumtur për këtë një vit e gjysmë që kam punuar këtu”.

Por duket e qartë që në javët e ardhshme, do të vazhdojnë t’i vijnë oferta një trajneri, i cili ashtu si ekipi i tij, ka dalë plotësisht në pah gjatë këtij Europiani”, shkruhej në artikullin e të përditshmes spanjolle.

NGJARJE TË TJERA

spot_img