FC Liria ka vazhduar punën e trajnerit Erdogan Brando së paku deri në përfundim të këtij edicioni. Paraqitjen publike të firmës e bën së bashku Kryetari i klubit, Valon Osmani dhe trajneri Erdogan Brando. Në vazhdim e gjeni edhe komunikatën e skuadrës prizrenase:
📃✍️Erdogan Brando vazhdon me KF Liria edhe për sezonin 2024/25!
Kemi nderin të njoftojmë opinionin publik, qytetarët e Prizrenit, futbolldashësit dhe në veçanti tifozët e klubit tonë, që kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me ikonën e klubit, Erdogan Brando.
Brando do të vazhdojë punën e tij ashtu siç e bëri pjesën e fundit të sezonit të kaluar, me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë të mundshëm.
Së bashku me trajnerin, do të punojmë pareshtur për arritjen e qëllimeve të klubit.