Një person është gjetur pa shenja jete të martën në mbrëmje, në motelin “Lindi” në rrugën Prishtinë – Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij. Rastin e ka konfirmuar Policia, teksa tashmë është zbuluar identiteti i tij, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Ismet Xhigoli, rreth 65-vjeçar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve për shenja vitale. Sipas informacioneve të para, ai u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajze rreth 27-vjeçare.
Njësitë përkatëse kanë intervenuar po ashtu, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë. “Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë.
Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”.