Franca është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2024. “Gjelat”: kanë kaluar në turin tjetër të turneut falë një fitoreje me penallti përballë Portugalisë, pas 120 minutave që nuk prodhuan gola.
bernardo silva mbape
Sfida mes dy skuadrave ka qenë shumë e luftuar, por me frikën për të mos gabuar që dominoi pjesën më të madhe të saj. Dy skuadrat sulmuan dhe krijuan më shumë raste në pjesën e dytë, por Menja në një anë dhe Diogo Kosta në tjetrën ishin të pakalueshëm.
Kështu ekipet shkuan në shtesa, por edhe aty nuk ia dolën që të tundin rrjetën në rastet që krijuan. Ndaj në fund, u desh gjuajtja e penalltive për të përcaktuar emrin e skuadrës që do të ndeshej me Spanjën në gjysmëfinale.
Aty, diferencën e bëri vetëm goditja e Zhoao Feliks, e cila u ndal nga shtylla, teksa francezët realizuan të 5 tentativat e tyre, duke prerë biletën për në turin tjetër.