spot_img

Serbia provokon rëndë, ushtarët serbë defilojnë në Bosnjë… Dodik i lumtur!

spot_img

Prania e pjesëtarëve pa dokumente të Ushtrisë Serbe në Prijedor dhe një ditë më parë në Bratunaq shkaktoi reagime të shumta në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tani është nisur një hetim i brendshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së BeH-së, mëson Klix.ba.

Sipas informacioneve, ministri i Mbrojtjes së BeH, Zukan Helez, së shpejti duhet të marrë informacionin e nevojshëm për ardhjen e ushtarëve nga Serbia në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Klix.ba mëson gjithashtu se Ministria e Sigurisë së BeH-së nuk ka pranuar kërkesë zyrtare për ardhjen e ushtarëve nga shteti fqinj.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Ushtria Serbe ka parakaluar nëpër Prijedor në kuadër të përkujtimit të Betejës së Kozarës. Ky manifestim u organizua nën kujdesin e Qeverisë së RS-së, me qëllim të evidentimit të viktimave serbe dhe luftës së serbëve kundër ustashëve dhe fashistëve.

Pas marshimit nëpër Prijedor, ushtria ka vazhduar parakalimin drejt Kozarës dhe siç raporton RTRS, qytetarët e Prijedorit i kanë pritur me duartrokitje. Kontributin e RTRS e ka ndarë edhe presidenti i RS-së, Milorad Dodik, me komentin: “Më në fund”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img