Mirlind Daku drejt Italisë. Mediat ruse kanë raportuar se për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur një ofertë nga Serie A, saktësisht nga skuadra Cagliarit. Ndonëse nuk bëhet e ditur shuma që është ofruar për sulmuesin nga Gjilani, Rubin Kazan po shqyrton ofertën dhe pritet që të kthejë një përgjigje.
Ka mjaftuar një sezon në Rusi që Dakui të tregojë vlerat e tij. Skuadra Ruse bleu kartonin e sulmuesit nga Osijek në verën e vitit 2023, ndërkohë që në 33 ndeshje shënoi 10 gola e dha katër assite. Daku ka një kontratë që e mban të lidhur me Rubin Kazan deri në verën e vtiti 2026.
Në ditet e ardhshme pritet që Rubin Kazan të marrë vendimin për të pranuar ose jo ofertën për Dakun. Nëse realizohet ky operacion atëherë do të shtohej numri I shqiptarëve në Serie A, ndërsa për 26-vjeccarin do ishte hapi I madh në karrierë.