Falë magjisë së talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, kombëtarja spanjolle ka mposhtur Francën me rezultat 2:1 dhe kështu ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani.
Të parët që kaluan në avantazh ishin francezët në minutën e nëntë, por më pas Spanja u nxitua.
Ishte fenomeni Lamine Yamal, që barazoi rezultatin me një supergol, duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar në një kampionat europian.
Kurse golin e fitores e shënoi Dani Olmo, katër minuta më vonë. Me këtë rezultat përfundoi loja.
Spanja në finale do të pret fituesin e ndeshjes, Angli – Holandë, që zhvillohet nesër./Albanian News