Anglia ka kaluar në finale të Euro 2024, aty ku do të përballet me panjën më 14 korrik, pasi eliminoi Holandën me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.
Ndeshja fillimisht nisi me kujdes të shtuar nga të dyja ekipet, por që ritmi i lojës filloi të rritej.
Ishte minuta e shtatë kur Xavi Simons lëshoi një super goditje, për të mposhtur Jordan Pickfordin për 1-0.
Por, Tre Luanët fituan një penallti të dyshimtë, nga një ndërhyje e Denzel Dumfries në Harry Kane.
Shtatë minuta më vonë, Dumfries lëshoi një gjuajtje me kokë, por Anglia ishte me fat, pasi topi u ndal në shtyllë.
Dy minuta më vonë, Foden testoi sërish portierin e Holandës, ndërsa kësaj here u ndal nga shtylla e majtë.
Pjesa e dytë ishte shumë e varfër për nga ritmi i lojës, pasi të dyja kombëtaret nuk treguan shumë, por që zëvendësuesi Ollie Watkins bëri diferencën.
Rasti i parë serioz në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të, kur Vigil Van Dijk gjuajti me kokë, por që Jordan Pickford bëri një pritje bravuroze.
Në minutën e 79-të, Bukyo Saka mendoi se kishte shënuar gol, mirëpo asistuesi Kyle Walker ishte në pozicion jashtë loje dhe VAR-i e anuloi.
Ollie Watkins ishte heroi i Tre Luanëve, që realizoi për 2-1 në minutën e 90+1-të me një asistim të Ciole Palmer.
Anglia do të përballet me Spanjën të dielën e kësaj jave (14 korrik), për të përcaktuar se ku do të shkojë trofeu i Euro 2024.