spot_img

Rusët shtruan drekë në Kombet e Bashkuara, ukrainasit nervozohen me atë çfarë shkruante në meny

spot_img

Federata Ruse organizoi një drekë më 9 korrik për të festuar presidencën ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shfaqur në meny ushqimin ukrainas të pulës Kyiv, shkruan e përditshmja Ukrinform.

Ky festim ndodhi një ditë pasi forcat ruse bombarduan spitalin e fëmijëve Okhmatdyt në Kiev, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe 32 tjerë u lënduan.

Tetë prej fëmijëve u hospitalizuan pas këtij sulmi vdekjeprurës, kurse Këshilli i Sigurimit më 9 korrik, diskutuan sulmin rus në një takim emergjent të organizuar, transmeton Telegrafi.

Menjëherë pas kësaj seance, delegacioni rus shtroi drekë, kurse në një fotografi të postuar të menysë shihet edhe specialiteti i pulës së Kievit.

“Degradimi moral i diplomacisë ruse është i dukshëm”, tha për Ukrinform, Sergiy Kyslytsya, përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kyslytsya gjithashtu tha se kjo drektë ishte paguar me “paratë e përgjakura”. E gjatë takimit emergjent, disa vende anëtare të Këshillit të Sigurisë dënuan sulmi me raketa – ku delegacioni rus tentonte të mohonte përfshirjen.

“Po të kishte qenë sulm rus, nuk do të mbetej asgjë nga ndërtesa dhe të gjithë fëmijët do të vriteshin e jo plagoseshin”, tha Vasily Nebenzya, përfaqësuesi rus në Kombet e Bashkuara.

NGJARJE TË TJERA

spot_img