Boksieri Besar Nimani u vra në Bielefeld më 9 mars të këtij viti.
Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova, është arrestuar në Belgjikë ditën e hënë të 15 korrikut.
“Me mbështetjen e autoriteteve belge të sigurisë, oficerët nga departamenti i kërkimit të objektivit të LKA NRW arrestuan të dyshuarin Huseyin Akkurt në orën 14:00 në Bruksel/Belgjikë dje, 15 korrik 2024,” thuhet në njoftim të policisë.
Ndërsa kërkimi për të dyshuarin e dytë, Ayman Dawoud Kirit, po vazhdon ende.
Më 9 mars të vitit 2024, Huseyin Akkurt dhe, Ayman Dawoud Kirit dyshohet se e vranë boksierin, Besar Nimani në qendër të qytetit Bielefeld me armë zjarri, duke e plagosur rëndë atë.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, viktima kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy të dyshuarit për vrasjen e Besar Nimanit: