spot_img

Kampion i Kosovës Ballkani sot e synon kualifikimin tutje në Champions

spot_img

Ballkani do ta kërkojë sot kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës fitoi në udhëtim me përmbysje javën e kaluar ndaj UE Santa Colomas me rezultat 2:1 falë golave të Lindon Emërllahut dhe Bernard Karricës.

E tash, të përzgjedhurit e trajnerit Ilir Dajës do ta këkrkojnë sot konfirmimin dhe kalimin tutje në duelin e kthimit që do ta ketë ndaj ekipit nga Andorra, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë duke filluar nga ora 16:30.

Në rast se Ballkani e kalon raundin e parë, atëherë në raundin e dytë të Championsit do të përballet me ekipin e njohur nga Danimarka, FC Midtjylland.

Ndeshjet e para të rrethit të dytë do të luhen 23/24 korrik kurse ato të kthimit pas një jave.

Për Ballkanin, kjo është hera e tretë rresht që paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa dy herë e shkroi historinë në Ligën e Konferencës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img