spot_img

Atentati ndaj Trump, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete thotë se nuk do të japë dorëheqjen

spot_img

Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete amerikane Kimberly Cheatle tha se agjencia e saj është përgjegjëse për mbrojtjen e ish-presidentit Donald Trump dhe se përgjegjësia përfundimtare për atë që kjo agjenci bën, i takon asaj.

Në një intervistë për ‘ABC News’ ajo tha se reagimi i saj fillestar kur dëgjoi mbi sulmin me armë ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “tronditje dhe më pas shqetësim”.

Zonja Cheatle shtoi se ajo nuk kishte në plan të largohej nga detyra dhe se agjencia që ajo drejton do të vazhdojë të jetë transparente e të komunikojë me publikun, siç u shpreh ajo.

Shërbimi Sekret shprehu mbështetjen të martën për policinë lokale mes kritikash për sigurinë në tubim e mbajtur të shtunën në Buttler të Pensilvanisë.

“U jemi thellësisht mirënjohës oficerëve që vrapuan drejt rrezikut për të gjetur personin e armatosur dhe të gjithë partnerëve tanë lokalë për angazhimin e tyre të palëkundur”, thuhej në një deklaratë të Shërbimit Sekret, të publikuar të martën.

“Çdo lajm që sugjeron se Shërbimi Sekret fajëson strukturat lokale të zbatimit të ligjit mbi ngjarjen e së shtunës, thjesht nuk është i vërtetë”.

Zyrtarët po kërkojnë të dinë se si një person i armatosur arriti të ngjitej në majë të një ndërtese e të qëllonte ish-presidentin Donald Trump.

Policia kishte marrë njoftime mbi personin e dyshimtë nga dëshmitarë që kishin treguar dhe bërtitur në drejtim të punonjësve të sigurisë që ndodheshin në vendngjarje, duke u treguar me gisht personin e armatosur mbi çatinë e një godine shumë pranë vendit ku po mbante fjalimin ish-presidenti Trump.

Media amerikane që kanë shqyrtuar video të marra nga të pranishëm në tubim, thonë se policia është njoftuar të paktën 1 minutë e 57 sekonda përpara se Crooks të gjuante me armë.

Si pasojë e sulmit, zoti Trump u plagos në veshin e tij të djathtë si dhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në tubim.

Një ish-shef i shërbimeve zjarrfikësve, 50-vjeçari Corey Comperatore, u vra duke mbrojtur familjen e tij.

Çështja do të hetohet edhe nga Kongresi – përveç një rishikimi të urdhëruar nga Presidenti Joe Biden.

Zoti Biden ka urdhëruar një hetim të pavarur të atentatit kundër ish-presidentit, përfshirë masat e sigurisë të marra për tubimin.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se ai kishte “besim të plotë” tek Shërbimi Sekret, por pranoi se personi i armatosur nuk duhet të kishte arritur kurrë në atë pozicion që çoi në rrezikimin e jetës së ish-presidentit.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Alejandro Mayorkas, agjencia e të cilit përfshin edhe Shërbimin Sekret, u tha gazetarëve të hënën se ai priste që një hetim i pavarur mbi ngjarjen të fillonte brenda disa ditësh.

Zoti Mayorkas tha se hetimi do të shqyrtojë veprimet e Shërbimit Sekret dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit “para, gjatë dhe pas sulmit të armatosur, për të identifikuar veprimet e menjëhershme dhe ato që kërkonin kohë, për të siguruar që misioni për mbrojtjen e ish-presidentit ishte përmbushur në mënyrë më efektive”.

Çështja po hetohet nga disa komisione të Kongresit. Ligjvënësit janë shprehur të alarmuar se si personi i armatosur, I identifikuar si Thomas Matthew Crooks, ishte në gjendje të hapte zjarr nga çatia e një godine që ishte vetëm 135 metra larg nga ish-presidenti.

Kongresi ka caktuar që seanca e parë e dëshmisë së zonjës Cheatle të mbahet më 22 korrik. Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete do të flasë para Komisionit të Dhomës për Mbikëqyrjen dhe Llogaridhënien.

NGJARJE TË TJERA

spot_img