Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 24:00 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ka ndërruar jetë një person.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues personi që ndërroi jetë është K.S dhe i njëjti kishte sëmundje paraprake.
“K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024”,thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike.
“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”,thuhet tutje.