Shkencëtarët zbulojnë infeksionin që ka lidhje e autizmin.
Në një studim që është bërë së fundmi, te bebet e porsalindura, u gjet një lloj virusi, i cili mund të jetë shkaktar i zhvillimit të autizmit.
Duke ekzaminuar të dhënat shëndetësore të afërsisht 3 milionë të porsalindurve, studiuesit gjetën se foshnjat që lindën me cytomegalovirus (CMV) ishin dy herë e gjysmë më të predispozuar të iu zhvillohet autizmi se sa ato foshnja që nuk patën CMV, shkruan DailyMail.
Ky virus, që deri më tani konsiderohej i padëmshëm, prek një në 200 bebe dhe është infeksioni më i shpeshtë që është prezent në lindjen e foshnjave në SHBA.
Doktorët ende nuk bëjnë kontrolle specifike për këtë lloj virusi që mund të bartet nga nëna te foshnja gjatë shtatzënësisë.
“Studiuesit besojnë se ky virus mund të shkaktojë inflamacion në trurin e bebes, gjë që interferon me zhvillimin normal të tij, duke shkaktuar simptoma që kanë lidhje me autizmin”, ka thënë autorja e studimit, doktoresha Megan Pesch.
Një pediatre nga Universiteti i Michiganit i ka thënë Daily Mailit se bija e saj e pati virusin CMV dhe më vonë u diagnostikua me autizëm, ani pse ajo kur lindi u duk në gjendje perfekte.
Ajo dëshiron të rrisë vetëdijen e njerëzve rreth këtij virusi në mënyrë që të bëhen më shumë kontrolle e teste gjatë shtatzënisë.
Këto gjetje mund t’i inkurajojnë studiuesit e tjerë të bëjnë studime rreth çështjes se çfarë e shkakton CMV-në.
Disa studime kanë sugjeruar se bebet e lindura me këtë virus janë më të rrezikuara të kenë simptoma si humbja e dëgjimit apo vonime të zhvillim.
Rreth 2.8 për qind e fëmijëve në Amerikë janë të diagnostikuar me autizëm ndërkohë që shkencëtarët nuk e dinë së çfarë e shkakton atë.
Mendohet se gjenetika luan rol në këtë aspekt, por rol mund të luajnë edhe faktorë të tjerë si lëndimet apo ambienti.
Zakonisht virusi CMV është i padëmshëm dhe sigurisht prindërit mund të mos e vënë re se fëmija e ka, pasi që nuk ka simptoma.
Persch ka thënë se 90 për qind të rasteve të lindjes me virus mund të kalojnë pa u diagnostikuar.
Virusi merret kur dikush bie në kontakt me pështymën e një personi të infektuar, gjë që është shumë e shpeshtë te fëmijët.
Persch ka rekomanduar nënat shtatzëna dhe partnerët tyre të evitojnë kontaktin duke larë duart shpesh.
Kur nëna shtatzënë infektohet me CMV, ka mundësi të ia kalojë bebes përmes placentës.
Virusi shkakton inflamacion te truri i bebes duke e dëmtuar atë, gjë që ndërpret zhvillimin normal dhe rrit gjasat për zhvillim të autizmit.
Më studim Persch ka gjetur se bebet vajza që lindin me CMV kishin 4 herë e gjysmë më shumë gjasë të diagnostikohen me autizëm.
Bebet djem që lindin me CMV kishin dy herë e gjysmë më shumë gjasë të diagnostikohen me autizëm.