Adrien Rabiot është larguar nga Juventusi pas pesë viteve qëndrim te gjiganti italian.
Mesfushori francez nuk arriti dot marrëveshje për kontratën e re me Zonjën e Vjetër dhe tanimë ka mbetur futbollist i lirë.
Por një lojtar të tillë për më tepër që është i lirë e duan të gjithë dhe ai po pret ofertën e duhur.
Megjithatë e përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se lojtari tanimë ka vendosur se ku dëshiron të luaj në sezonin e ardhshëm.
Dëshira e 29-vjeçarit është që nga sezoni i ri të luaj në elitën e futbollit anglez Ligën Premier ku tanimë po pret ofertën e duhur.
Liverpoo, Man Utd dhe Arsenal janë tre skuadrat që kanë shprehur interesim prej kohësh për transferimin e Rabiot.
Reprezentuesi francez kërkohet edhe nga Bayern Munich e Barcelona, megjithatë dëshira e tij është të luaj në Ligën Premier.