spot_img

Serbia s’i përgjigjet Kosovës për Faton Hajrizin, MPJ flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it

spot_img

Kosova po pret përgjigje për konfirmimin e identitetit të personit të vrarë në Serbi dhe lehtësimin e procedurave për kthimin e trupit të pajetë, pasi autoritetet serbe thanë të premtën se është vrarë Faton Hajrizi.

Ai u arratis nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri më 6 korrik dhe vendondodhja e tij mbeti e panjohur deri të enjtën, kur u përmend si autor i vrasjes së një polici në qytetin perëndimor të Lloznicës në Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme tha për T7 se ende s’ka marrë përgjigje nga autoritetet serbe, ndërsa për këtë është ankuar te ambasadorët e vendeve të QUINT-it, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi.

MPJ tha se “ka komunikuar edhe me familjen e personit që raportohet si i vrarë dhe do të angazhohet gjatë gjithë procedurave deri në kthimin e trupit të viktimës në Republikën e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Ashtu siç ju kemi njoftuar dhe me parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrarë në Serbi. Nëpërmjet të njëjtës kërkesë zyrtare është kërkuar edhe lehtësimi i procedurave për kthimin e trupit të pajetë në Republikën e Kosovës dhe dorëzimi i tij tek familjarët. Megjithëkëtë, deri më tani Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga autoritetet serbe”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për televizionin.

“Zyra Ndërlidhës e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar notë sqaruese ambasadorëve të Misioneve Diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi nëpërmjet së cilës është theksuar fakti se përkundër kërkesës zyrtare drejtuar autoriteteve të Serbisë ende nuk është kthyer asnjë përgjigje”, thuhet tutje në përgjigje.

Faton Hajrizi muajt e fundit po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, në masa të ulëta sigurie, deri kur u arratis më 6 korrik, pas mesnatës.

Policia e Kosovës e shpalli në kërkim dhe vendndodhja e tij mbeti e panjohur deri më 18 korrik, kur në Serbi u vra një zyrtar policor në qytetin perëndimor të Lloznicës.

Autoritetet serbe u vunë në kërkim të Faton Hajrizit si i dyshuar për këtë vrasje, derisa Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi të nesërmen se ai ishte vrarë nga Policia.

NGJARJE TË TJERA

spot_img