Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui ka “kërcënuar” Barcelonën me një largim të mundshëm.
Ai ka thënë se dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester City dhe PSG janë të interesuara për yllin spanjoll.
Madje ai ka thënë se nëse Barcelona nuk i ofron kontratë me rritje page, do të shqyrtonin këto oferta si destinacione të ardhshme të Yamal.
17-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2026.
Yamal së fundi shkëlqeu në Kampionatin Evropian, ku fitoi titullin e kampionit, derisa kontriboi me një gol dhe tre asistime, duke u bërë golashenuesi më i ri në histori të EURO.
Vlera e yllit spanjoll në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” vlerësohet 120 milionë euro.