FC Ballkani do të zbres në fushë për herë të parë këtë edicion në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës u eliminuan nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve, nuk e kanë përfunduar akoma rrugëtimin në garat evropiane.
Ballkani sot (e martë) në Zahir Pajaziti takohen me skuadrën nga Malta, Hamrun Spartans, ndeshje e vlefshme për rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.
Suharekasit synojnë që të marrin fitore në ndeshjen e parë, në mënyrë që të bëjnë një hap para drejt kualifikimit në rrethin e tretë.
Dueli mes Ballkanit dhe Hamrun Spartans fillon nga ora 18:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Fituesi i kësaj çifti në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës takohet me skuadrën irlandeze Larne.