Jose Mourinho e nisi me fitore aventurën e tij tek skuadra e Fenerbahces.
Ekipi turk arriti fitore si mysafir të Luganos 3:4, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League.
Në këtë përballje fantastik ishte Edin Dzeko, i cli shënoi hat-trick.
“Mund të them se ishte një ndeshje ndryshe. Luajtëm në një fushë sintetike. E nisëm ndeshjen ngadalë, pastaj mendoj se e nisëm më fuqishëm pjesën e dytë. Gjëja pozitive është se dolëm me fitore, jemi në një situatë të favorshme”, tha boshnjaku për ndeshjen.
Ai u ndal të flasë edhe për Mourinhon, për të cilin kishte fjalë të mëdha.
“Mourinho dhe unë e njohim mirë njëri-tjetrin. Ne kemi punuar së bashku për një muaj, ai është një personazh i mrekullueshëm. Është fantastike që ai është në krye të Fenerbahçes”, përfundoi ai.
Përvec Edin Dzekos, golin tjetër për Fenerbahcen e realizoi Kadıoğlu.
Për vendësit realizoi futbollisti kosovar Uran Bislimi, së bashku me El Wafi e Valenzuela.
Ndeshja kthyese mes Fenerbahces e Luganos zhvillohet më 30 korrik në Turqi.