Klubi i shqiptarëve Deçiq, që është edhe kampion në Mal të Zi, ka triumfuar 2-0 si mysafir i Dinamo Batumit.
Të dy golat i realizoi Ilir Camaj përcjellë Albanian News.
Kjo fitore në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë eliminator në UEFA Europa Conference League, për skuadrën nga Tuzi është e para në garat ndërkombëtare.
Rezultati i arritur në “Adjarabet Arena” e pozicionon skuadrën shqiptare fare pranë kalimit në rrethin e tretë kualifikues në UECL, njëkohësisht më i miri deri tani në Evropë, në historinë 98 vjeçare të këtij klubi.