spot_img

“Mezi pres të kthehem në shtëpi” – Dua Lipa njofton ardhjen në Kosovë

spot_img

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, të martën ka njoftuar ardhjen në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që mbahet në Prishtinë nga 25 deri më 28 korrik.

Lipa përmes një story në Instagram ka thënë se mezi pret t’i takojë njerëzit në Kosovë.

“Dy ditë nga ‘Sunny Hilli’. Mezi pres të kthehem në shtëpi. Të kthehem në vendlindje, në Prishtinë”, ka thënë Lipa në ‘storyn’ e publikuar në Instagram një ditë më parë.

Ajo ka lavdëruar listën e artistëve që do të performojnë në “Sunny Hill” sivjet. Vetë ajo nuk është pjesë e kësaj liste.

Organizator i “Sunny Hillit” është babai i Duas, Dukagjin Lipa.

Në dy edicionet e para, më 2018 dhe 2019 dhe më pas edhe më 2022 – pas dy vjetësh pauzë shkaku i pandemisë COVID19 – “Sunny Hill Festival” kishte sjellë emra të mëdhenj të botës në muzikë me në krye Dua Lipën. Numri i atyre që merrnin pjesë në koncerte shkonte mbi 15 mijë çdo natë. Sivjet do të organizohet në Bërnicë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img