Akil Gjakova do të garojë kundër aktualisht numri 1 të botës në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë, xhudistit azer Hidayat Heydarov.
Lufta gjysmë-finale mes Gjakovës dhe Heydarov do të fillojë rreth orës 16:30.
Akil Gjakova kaloi në finale pasi mposhti brazilianin cilësor Daniel Cargnin në rrethin e parë të garave, e pastaj edhe austriakun Samuel Gasnner dhe në çerekfinale italianin Manuel Lombardo.
Ndërkaq, azeri Heydarov në çerekfinale e mposhti kanadezin Arthur Margelidon, numrin 9 të botës.